Kandidati opozitar për president të Malit të Zi: Do të kërkoj anulimin e njohjes së Kosovës

Aktuale April 01, 2018 - 11:38
E Fundit

Kandidati i opozitës për president të Malit të Zi, Marko Milaçiq, thotë se nëse ai bëhet president, do të insistojë në anulimin e vendimit të për njohjen e Kosovës.

LEXO EDHE: Ambasadori zviceran në Beograd: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë

Milaçiq siç transmetojnë mediat në Mal të Zi, në një tubim në Berane ka thënë se Qeveria malazeze manipuloi popullin e vet për këtë çështje.

E njëjta gjë, sipas mendimit të tij, u zhvillua në rastin e futjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe hyrjes në NATO.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 15 prill ku do të garojnë shtatë kandidatë. /Telegrafi/