Maliqi propozon qeveri teknike dhe të shkohet në zgjedhje

Aktuale March 31, 2018 - 22:58
Lexo detajet

Analisti Shkelzen Maliqi ka propozuar qeveri teknike për Kosovën.

Ai thotë se brenda një kohe të shkurtër do të ishte mirë t’i përgatisin zgjedhjet, duke u fokusuar në përmbushjen e obligimeve që nuk mund të presin.

‘Por e mira mund të bëhet vetëm nëse atyre nuk u jepet më mundësia që të vendosin për hapat e daljes nga kriza. Kjo do të jetë mjaft vështirë e realizueshme, por jo e pamundur’, ka shkruar Maliqi në rrjetin social "Facebook".

LEXO EDHE: Këtë vit zgjedhje, këta dy muaj mund të mbahen ato

Sipas tij, ‘me budallaki e arrogancë’, udhëheqësit e sollën vendin në këtë gjendje.

Postimi i plotë i Maliqit: 

Ndoshta është mirë që me budallaki dhe arogancë në veprime dhe mosveprime, e sollën veten dhe vendin në këtë derexhe që nuk mund të zghidhet më me improvizime dhe kombinime interesash të ngushta liderësh dhe liderucësh pa vizione dhe shkathtësi politike. Por e mira mund të bëhet vetëm nëse atyre nuk u jepet më mundësia që të vendosin për hapat e daljes nga kriza.

Kjo do të jetë mjaft vështirë e realizueshme, por jo e pamundur. Instrumenti mund të jetë Qeveria teknike e udhëhequr (disa poste kyçe) nga ekspertë të pavarur nga politika dhe nga ekspertët që propozojnë partitë. Mandati i QP do të ishte që brenda një periudhe optimale, sa më të shkurtë, të përagatisin zgjedhjet, duke u fokusuar edhe në përmbushjen e obligimeve shtetërore që nuk mund të presin (dialogu me Serbinë, liberalizimi i vizave etj.).

Formula më pragmatiste do të ishte kohabiticioni ku asnjë nga udhëheqësit të subjeketve politike nuk do të lejohet të ketë poste ekzekutive, por mund të udhëheqin partitë dhe fushtat parazgjedhore.