Vlora Çitaku i del në mbrojtje Ramush Haradinajt

Aktuale March 31, 2018 - 17:59
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Pas deklaratës së bërë nga presidenti turk, Erdogan, i cili e kërcënoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, transmeton “Zëri.info”.

Çitaku i ka dalë në mbrojtje kryeministrit, Ramush Haradinaj.

LEXO EDHE: 'Pas deklaratës së Erdoganit, Kosova ta tërheq në konsultime ambasadorin në Ankara'

Ajo përmes rrjetit social, “Facebook”, ka shkruar se parlamenti dhe qytetarët e Kosovës e zgjedhin kryeministrin.Image

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.