Veseli hap zgjedhjet për rini në Ferizaj

Aktuale March 31, 2018 - 16:13
Lexo detajet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e zgjedhjeve për rini në Ferizaj.

Para të rinjve ai tha se shteti i Kosovës po hyn në Dekadën e Re, që kërkon një angazhim më të fuqishëm të rinisë në jetën institucionale.

Veseli tha se pikërisht për këtë arsye zgjedhjet e brendshme në parti kanë filluar me rininë. Ai i ka ftuar të rinjt që të angazhohen, të punojnë bashkë, të ndihmojnë njëri-tjeterin, dhe kështu edhe shtetin.

LEXO EDHE: 'Irani e financon Vetëvendosjen', deputeti i VV-së reagon ashpër ndaj Thaçit

Duke folur për të arriturat në vend, Veseli tha se janë bërë transforime të mëdha, dhe ato, u shpreh ai, janë berë nga njerëzit e PDK-së.

Por, ai shtoi se ka nevojë për shumë më shumë dhe kjo tha duhet të bëhet nga të rinjt, në mënyrë që t’i japin kuptim Dekadës së Re, me besim në shtet, me angazhim për zhvillim dhe integrim.

Pas Ferizajt, kryetari Veseli ka marrë pjesë edhe në hapjen e zgjedhjeve për rini në komunën e Prizrenit. /EkonomiaOnline/