Presidenti Hashim Thaçi uron Festën e Pashkëve

Aktuale March 31, 2018 - 12:33
Lexoni detajet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në rrjetin social "Facebook" ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festen e Pashkëve raporton "Zëri.info". 

Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë: 

"Të gjithë besimtarëve të krishterë u shpreh urimet më të mira për Festën e Pashkëve.

Festat fetare gjithmonë shërbejnë për ta kujtuar faktin që jetojmë në një botë edhe me diversitet besimesh që respektojnë njëri tjetrin.

Fryma e tolerancës, paqja, solidariteti dhe mirëkuptimi janë vlera të përbashkëta të njerëzimit.

Kosova me dinjitet i ka kremtuar dhe do t’i kremtojë festat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë fetare. HTH"