Serbia pret në qershor hapjen e kapitujve të rinj me BE-në

Aktuale March 29, 2018 - 10:08
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se pret që në muajin qershor të hapen kapitujt e ri në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Kryeministrja serbe nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të hapjes së negociatave me BE-në, duke shtuar se Serbia është e gatshme që në qershor të hap kapituj të rinj.

Gjatë një takimi me ministren e punëve të jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, Bërnabiq ndër tjerash shprehu edhe mirënjohjen e shtetit serb për mbështetjen e Austrisë.

Austria do ta marrë udhëheqjen e presidencës së BE-së në pjesën e dytë të vitit 2018. /Telegrafi/