Kadri Veseli i ''pajton'' Sami Lushtakun dhe Bekim Jasharin (Foto)

Aktuale March 28, 2018 - 17:03
Shiko foton

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si duket ka arritur t’i pajtojë, Sami Lushtakun e Bekim Jasharin, kryetar i Skenderajt.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari I cili tash udhëheq me komunën e Skenderajt, pasi kishte fituar si kandidatë i pavarur kishin pasur disa mospajtime, e ku nuk kishin munguar as akuzat e rënda ndaj njëri tjetrit.

Por, si duket ato tashmë janë tejkaluar, pasi siç shihet në një foto të siguruar nga lajmi.net, ata së bashku janë në qytetin e Skenderajt.

Image

Kohë më parë Jashari kishte akuzuar Lushtakun se po nxitë asamblistët e PDK-së, që ta bojkotojnë punën në asamblenë Komunale të Skenderajt. Ai madje e kishte akuzuar Lushtakun se kishte tradhëtuar edhe Adem e Hamzë Jasharin në fillim të viteve 90-ta, kur kishte ikur në Gjermani.

Lushtaku këto akuza të Jasharit i kishte mohuar. Ai nuk është që ka pasur përplasje vetëm më kryetarin aktual të Skenderajt, por edhe më bashkëpartiakun Bekim Haxhiu./Lajmi.net