Shqipe Pantina shpreh inatin në letër, i bie vijë Vetëvendosjes

Aktuale March 28, 2018 - 12:28
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Në Komisionin për Buxhet dhe Financa është ftuar të raportojë ministri i Financave, Bedri Hamza

Deputetes së Grupit të Deputetëve të Pavarur, Shqipe Pantina, i është vënë përpara letra e prezantimit, në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, parti së cilës i përkiste ajo deri vonë.

Por që Pantina nuk ka duruar që aty të prezantohej në emrin e partisë së drejtuar nga Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Ajo e ka mbuluar me laps, shkurtesën “VV” duke e lënë vetëm “GP”. Pantina është rreshtuar bashkë me disa deputetë të tjerë, që u larguan nga Vetëvendosja, duke krijuar Grupin e Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës.