Momenti kur fotoreporteri kosovar sulmohet ne veri

Aktuale March 27, 2018 - 12:30

Dje gjatë ditësh, derisa gazetarët po raportonin nga veriu i Mitrovicës, reporterët e Indeksonline Blerim Uka dhe Jeton Sopa janë sulmuar nga huliganët serbë.

Ata kanë kapur kameramanin Jeton Sopa dhe e kanë futur në një rrugicë për ta rrahur, mirëpo falë gjeturisë së tij duke u paraqitur si gazetar i huaj ai ka arritur të iu ikë huliganëve serbë në momentin që ata ia kishin marrë me dhunë portofolin për ta identifikuar.

Sopa duke u futur nëpër disa oborre të shtëpive ka arritur të dal në lagjen e Boshnjakëve ku iu ka bërë thirrje policisë për të intervenuar për t’i dalë në ndihmë fotografit Blerim Uka, mirëpo policia fillimisht kishte hezituar të ndërhyjë.

Për më shumë shihni pamjet dramatike se si serbët sulmojnë dhe rrahin brutalisht me shkopinj fotoreporterin Blerim Uka dhe intervenimin e kolegut të tij Jeton Sopa për ta shpëtuar.

Ndryshe, ekipit të “Indeksonline” i është thyer aparati dhe pajisjet tjera të cilat kushtojnë mbi 3 mijë euro./Insajderi/