Marko Gjuriq hyn në Mitrovicën e Veriut (VIDEO)

Aktuale March 26, 2018 - 17:19

I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka hyrë në sallën ku pritet të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur Radiotelevizioni Publik i Serbisë, njofton GazetaBlic.com

LEXO EDHE: Veseli: Kosova ka zot shtëpie, askush nuk mund të hyj pa leje

Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake.

Më poshtë mund të shihni pamje nga momenti kur Gjuriq arrin në Kosovë: