Kosovën sot po e viziton një ministre që i flet 8 gjuhë të huaja

Aktuale March 26, 2018 - 13:55

Republikën e Kosovës sot po e viziton ministrja austriake për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme,  Karin Kneissl.

Ajo sot do ta takoj homologun e saj kosovarë, Behgjet Pacolli, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas biografisë së saj zyrtare, shihet se ministrja austriake është një poliglote.

Ajo fletë hiç më pak se tetë gjuhë të huaja, përfshirë këtu gjermanishten, arabishten, anglishten, frëngjishten, spanjishten, hebraishten, hungarishten dhe italishten, shkruan portali “Zëri.info”.

Edhe ministri i Jashtëm kosovarë, Behgjet Pacolli, sipas biografisë së tij zyrtare i flet 7 gjuhë të huaja: Anglishten, frëngjishten, gjermanishten, italishten,rusishten, spanjishten, serbokroatishten, shqipen(gjuhë amtare).

Por, presidenti Thaçi qëndron shumë dobët në këtë drejtim. Ndonëse ka deklaruar se e flet gjuhën gjermane dhe angleze, sipas intervistave të realizuara anglishtja e tij le shumë për të dëshiruar. Më mirë se presidenti Thaçi nuk qëndron as kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar në biografinë e tij se e fletë gjuhën angleze, frënge dhe serbe. /Zëri/