Shpend Ahmeti i del krah Edi Ramës për taksën në Rrugën e Kombit

Aktuale March 25, 2018 - 21:43
E Fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rreth çmimit prej pesë eurosh të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për një drejtim, për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit.

Nëpërmjet një "cicërime" në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, në internet, Ahmeti e ka arsyetuar vendimin e marrë nga qeveria shqiptare e Edi Ramës.

"Në Politika Publike autostradat konsiderohen të Mira Gjysëm Publike", ka shkruar Ahmeti në Twitter.

"Dikush duhet të paguajë mirëbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës", ka vlerësuar ai.

"Çmimi shumë lehtë kuptohet se a është i lartë bazuar në shpenzimet e mirëmbajtjes", ka thënë Ahmeti.