Zëvendësministri i Jashtëm: Taksa absurde në Rrugën e Kombit kundër Shqipërisë

Aktuale March 25, 2018 - 17:55

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha, ka thënë se vënia e taksës për kosovarët në rrugën e Kombit është kundër integrimit ndër shqiptar, si dhe interesave të vet kombit.

Berisha, në një postim në Facebook, është shprehur se kjo tarifë e vendosur edhe ekonomikisht do të jetë kundër shtetit shqiptarë.

Ky është postimi i plotë i Berishës: 

“Taksimi i Rruges se Kombit eshte kunder integrimit ndershqiptar, kunder inteteresave te Kombit Shqiptar. “ (B.U.)

Perveç se pajtohem me kete konstatim, do te shtoja se ekonomikisht do te jete edhe kunder shtetit shqiptar. Me liberalizimin e vizave, qe tash me eshte i pashmangshem, shqiptaret e Kosoves nuk kane pse te ‘patriotizohen’ ne taksat apsurde te qeverise aktuale shqiptare.

Ne rruge te hapura, humbes do te jete ai qe ve pengesa ne to permes ‘penalizimit’.