Ka filluar rregullimi i shkallëve të Drogodanit

Aktuale March 25, 2018 - 16:21
Ja kur do të përfundojnë punimet e këtyre shkallëve sipas Shpend Ahmetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se brenda 120 ditëve do të përfundojë projekti për rregullimin e shkallëve të Dragodanit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se këtë javë kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria”.

“Pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, si për projektin fitues, ashtu edhe për atë që do ta realizojë, këtë javë kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka shkruar se “Projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 metra gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyror me trashësi prej 10 centimetrash. Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim. Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve”.

Ai ka njoftuar se “I gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve”.