Mustafa kujton 24 marsin: Shënon fillimin e përfundimit të Serbisë në Kosovë

Aktuale March 24, 2018 - 17:53
Lexo detajet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka kohë që nuk është paraqitur në media për shkak të shëndetit të tij, sot ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999.

Mustafa ka thënë se rezistenca e prirë nga Ish-presidenti Rugova, lufta heroike e Adem Jasharit dhe vendosmëria e popullit, kanë ndikuar në fitimin e lirisë dhe bërjes shtet.

Me poshtë lexoni postimin e tij të plotë:

24 Marsi 1999 shënon fillimin e përfundimit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.

Rezistenca brilante e prirë nga Presidenti RUGOVA, lufta heroike e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem JASHARI dhe vendosmëria e paepur e popullit të Kosovës, mobilizoi botën demokratike që së bashku ta fitojmë lirinë dhe ta kemi shtetin tonë.

Zoti e Bekoftë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.