Haradinaj thotë se fituam edhe Çakorrin edhe lëvizjen e lirë

Aktuale March 24, 2018 - 15:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pas tri vjet rrethimi kanë arritur të fitojnë të drejtën për të lëvizur lirshëm, por edhe për të ruajtur të drejtën për Çakorr, Kullë, ashtu siç ka qenë më herët.

Ai ka thënë se kjo nuk është bërë duke mashtruar askënd, as vendorët as ata të jashtëm.

Haradinaj ka shtuar se e populli qe tri vite ka qenë në rrethim.

“E gjithë bota ka lëvizur lirshëm, e gjithë Evropa, fqinjët tanë, vetëm ne të rrethuar. Për ta qarë atë rrethim, kam parë njerëzit e mi duke pritur para ambasadave dhe më ka ardhur keq dhe nuk kam dashur që ta hapë rrethimin sikur në kohërat e vështira kur e kishim popullin civil me ne e me e humb luftën. I kemi rënë të tëra rrugët. Kemi shkuar nëpër miq, kemi folur ndërmjet vete, sikur vëllezër që jemi të këtij vendi, që edhe me e çlirua njeriun tënd, pra me fitua të drejtën me lëviz lirshëm, por edhe e ruajtur të drejtën në tokën tonë, e me e ruajt të drejtën për Çakorr, Kullë, ashtu siç ka qenë më herët. Kjo nuk është bërë duke mashtruar askënd, as vendorët as ata të jashtëm. Edhe Mali i Zi edhe ne, i kemi ndarë drejtimet dhe ato janë euroatlantike dhe dëshirojmë të hymë në Evropë, në NATO. Mali i Zi ka hyrë në NATO dhe është në të mirën tonë, shqiptarëve, Shqipëria është në NATO dhe e dhe ne kemi për të hyrë në NATO”, ka thënë ai në manifestimin qendror të epopesë së Dukagjinit, e cila u mbajt në Gllogjan