Pas debatit të djeshëm Rexhep Selimi shkon sot në Gllogjan të Ramush Haradinajt

Aktuale March 24, 2018 - 13:04

Një ditë pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Ramush Haradinajt dhe deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimit, ky i fundit sot ka qëndruar në Gllogjan në vendlindjen e kryeministrit.

“Gllogjan 24 Mars 2018. Në nderim të dëshmorëve të Lirisë, në nderim të luftës së UÇK-së dhe gjithmonë në rrugën e drejtë të amanetit të dëshmorëve”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook.

Debati mes kryeministrit Haradinaj, dhe deputetetit të Lëvizjës Vetëvendosje Rexhep Selimi në Kuvendin e Kosovës kaloi në përplasje, kjo përshkak të votimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Me të përmendur këtë Selimi, ka nervozuar keq të parin e ekzekutivit.

Ai e ka quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.