Avokati i Sfeçlës pret që të lirohen deputetët e VV-së

Aktuale March 23, 2018 - 18:00

Sot është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës ditën kur u votua demarkacioni me Malin e Zi.

Por ende nuk ka ndonjë vendim për deputetët e VV-së.

Të mërkruën për hedhjen e gazit lotsjellës u arrestuan Drita Millaku, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Salih Zyba, Arbërie Nagavci dhe Xhelal Sfeçla.

Ndërsa Liburn Aliu është arrestuar për konfiskimin e kartelave të kolegëve të tij.

Seanca është mbajtur e mbyllur për media, por pas përfundimit të seancës avokati i deputetit Xhelal Sfeçla, Naim Rudari ka thënë se prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për grupin e deputetëve të VV-së.

Rudari ka shtuar se kërkesa e prokurorisë është e pabazuar.

Rudari: Ne presim që gjykata t’i lirojë deputetët të mbrohen në liri të plotë

“Është mbajtur seanca dëgjimore, prokurori i shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër nga deputetët që kanë qenë në një kërkesë, ne e kemi kundërshtuar atë kërkesë të prokurorisë, kemi konsideruar që ka qenë e pa bazuar, e pa nevojshme dhe e pa arsyeshme. Dhe tani presim vendimin e Gjykatës. Edhe për tre deputetët tjerë ka qenë kërkesë e njëjtë për të gjitha (nga prokuroria). Ne presim që gjykata ta refuzoj atë kërkesë dhe do t’i lejojë të mbrohen në liri të plotë”, ka thënë avokati Rudari.

Një vendim të gjyqtarit Agim Kuçi për deputetët e VV-së, avokati i deputetit Sali Zyba, Nikë Shala, ka thënë për KosovaPress, se është duke e pritur pas një seance dëgjimore për deputetët e VV-së, veçmas për klientin e tij, Salih Zyba.