Scott: Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë e përhershme

Aktuale March 23, 2018 - 13:59
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duam të jetë e përhershme”, deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

“Serbia duhet të gjejë përgjigjien e saj lidhur me satatusin e Kosovës”, deklaroi ambasadori Scott për mediet serbe.

Tutje ai mohoi se SHBA-të po bëjnë presion Serbisë për ta njohur shtetëinë e Kosovës.

“Serbia duhet të vendosë vet për fatin e vet. Ne, qeveria ime, si dhe më shumë se 100 shtete tjera, kemi njohur Kosovën dhe, se për çfarë do të merren vesh të dy vendet kjo varet nga të dyja palët”, theksoi ambasadori Scott, tranemton RTK.

Ndër të tjera, ambasadori Scott theksoi se SHBA-të janë këtu për të ndihmuar, por dialogun e udhëheq BE-ja.

“Që Serbia të avancojë drejt BE-së, duhet zgjidhur çështja e Kosovës”, sqaroi ambasadori amerikan Kyle Scott.