Rugovasi e 'shndërron' xhipin në bager

Aktuale March 23, 2018 - 13:13
Lexo detajet

Besnik Lajqi një qytetar nga Drelaj i Rugovës, e ka larguar gjatë orëve të paradites së sotme vetë borën nga rrugët.

Shumë rrugë në fshatrat e thella të Rugovës kanë mbetur të bllokuar si pasoj e reshjeve të borës që ranë në dy ditët e fundit.

Në mungesë të intervenimeve nga ana e institucioneve publike, Besnik Lajqi e ka improvizuar xhipin në mjet për heqjen e borës dhe po e largon boren nga rrugët.

Ai është shprehur shumë rreptë ndajë organeve shtetërore.

“Aty ku shteti nuk ka interes te na qel rrugën, e bejm vet! Jemi tepric teknologjike !! Po mundohen te na bejn jeten e veshtir qe ti leshojm këto troje tona! Sot duke qel rruge”, ka thënë Lajqi, i cili është shumë aktiv në jetën kulturore që zhvillohet në zonat e Rugovës.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme ka publikuar edhe një video ku shihet duke e larguar borën nga rrugët.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image