Haliti: Raporti i Progresit do të na paraqet shumë keq

Aktuale March 23, 2018 - 11:59
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka drejtuar kritika drejtë punës në Kuvend.

Në seancën e sotme të Kuvendit, duke shpalosur pikat e rendit të ditës, Haliti ka thënë se Kuvendi ka mbetur shumë prapa me punët dhe se duhet që ti veshën punës më me përkushtim në kryerjen e detyrave.

Ai ka thënë lidhur me këto mos kryerje të detyrave dhe seancave në kohë, përpos që do të gjykohen nga elektorati, ata do të dalin edhe keq në raportin e progresit nga bashkimi evropian.

“Ajo që dua ta them unë është se ne kemi ngel shumë mbrapa me miratimin e ligjeve, dhe nëse në 10-ditshin e ardhshëm nuk i përkushtohemi kryerjes së detyrave tona, s’po them që vetëm elektorati do të na gjykoj, por do të them se raporti i progresit të bashkimit Evropian, që do të shpërndahet shumë shpejt, Kuvendin e Kosovës do ta qet shumë keq sa i përket këtij aspekti”, ka thënë Haliti. /Infokusi/