Kadaj-Bujupi tregon se me çfarë kushte është rikthyer në AAK

Aktuale March 22, 2018 - 23:32
Lexo detajet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka zgjedhur studiot e T7 për intervistën e saj të parë televizive, pas largimit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kadaj-Bujupi ka treguar se pse e ka braktisur Vetëvendosjen për tu kthyer sërish në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. 

Ajo ka thënë se rikthimin në AAK e ka bërë pa asnjë kusht.

"Jam kontaktuar nga disa miq të AAK’së dhe pas diskutimeve kam vendosur që të kthehem. Nuk jam kthyer me kushte. Nuk do të jem në asnjë pozitë apo diçka të tillë. Krejt kjo është bërë pa kushte dhe kjo do të shihet edhe në ditët në vazhdim”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk asnjë marrëveshje për kthim në AAK dhe i është ofruar asnjë pozitë.

“ Nuk behët fjalë për asnjë pozitë. Nuk bëhet fjalë për asnjë kusht”, ka thënë ajo në Televizionin, T7.