Reshjet e borës – Autobusi i trafikut urban del jashtë rrugës

Aktuale March 22, 2018 - 22:43

Bora që ka rënë këto dy ditë, ka bërë që të shtohet numri i aksidenteve në komunikacion.

Një vet-aksident ka ndodhur në rrugën Enver Maloku, përkatësisht të semaforët, afër konvikteve të studentëve në Prishtinë.

Si shkak i rrugës së rrëshqitshme, autobusi i trafikut urban ka dalë nga rruga duke i rënë rrethojave të rrugës.

Mësohet se nuk ka të lënduar, ndërkaq  zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për çdo eventualitet… /Telegrafi/

Image
Image
Image