Sonte sërish borë dhe acar

Aktuale March 22, 2018 - 19:43
Ja kur do të ''mbërrijë'' pranvera në Kosovë

Edhe pse pranvera ka filluar zyrtarisht, temperaturat në plus më të madh priten vetëm prej të mërkurës së ardhshme.

Vala e të ftohtit mbi Kosovën e ka shtyrë ardhjen e pranverës, kurse do të vazhdojë edhe disa ditë, prandaj neve na presin temperatura shumë të ulëta për këtë pjesë të vitit.

Aktualisht mbi vendin tonë po bie borë e lehtë dhe temperaturat janë minus 4 gradë celsius. Borë dhe temperatura nën 0 janë paraparë edhe për nesër, shkruan lajmi.net.

Para fillimit të vikendit, temperatura e mëngjesit pritet të arrijë deri në minus gjashtë në vendet më të lartë, ndërsa ajo e ditës pritet të arrijë në 2 gradë.

Në Prishtinë temperatura do të jetë minus 3 gradë minimalja, kurse maksimalja do të arrijë në 2 gradë.

Ftohtë dhe borë meteorologët parashikojnë edhe për të shtunën, por më temperatura diç më të larta.

Minimalja pritet të jetë -2 gradë, kurse maksimalja 4 gradë celsius.