Haxhiu 'godet' kalimin e demarkacionin!

Aktuale March 22, 2018 - 14:20
Ja çfarë bënë ajo!

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili dje u ratifikua në Kuvend, pavarësisht kundërshtimit të kësaj partie.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën "Zëri" deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu. Sipas saj, projektligji për demarkacion do të dërgohet në gjykatë.

“Po. Kemi vendosur që ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe jemi në përgaditje të lëndës", tha shkurt ajo.

Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikoi marrëveshjen për demarkacion pas pesë tentimesh, pasi që deputetët nga radhët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës për të pamundësuar votimin. Në këto rrethana, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka urdhëruar përjashtimin e disa deputetëve nga radhët e VV-së.

Po ashtu dje shtatë deputetë u shoqëruan në Polici, kurse të tjerë u përjashtuan nga salla plenare./ZERI