Ramiz Kelmendi nën përcjelljen e Policisë

Aktuale March 22, 2018 - 13:57
Lajmet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është nën përcjelljen 24 orëshe të Policisë së Kosovës pas kërcënimeve që ka marr ditë më parë për të mos e votuar Demarkacionin me Malin e Zi, shkruan "Zëri.Info".

Kelmendi ka konfirmuar për "Zëri.Info" se është Policia e Kosovës është duke u përkujdesur për sigurinë e tij. “Jam në bashkëpunim me organet e sigurisë, jem nën përcjellje.

Policia është në mbikëqyrje 24 orëshe derisa konsiderohet se është e nevojshme. Po shohim ndoshta kanë qenë thjesht reaksione të momentit dhe ndoshta tashmë janë bindur se vota ime ka qenë e domosdoshme”, është shprehur Kelmendi.

Ai më tej ka thënë se pas votimit të djeshëm të demarkacionit nuk ka marr më ndonjë kërcënim. “Pas votimit nuk kam pas më ndonjë kërcënim”, ka thënë Kelmendi. /Zëri/