Vetëvendosje: Të lirohen menjëherë deputetët e arrestuar

Aktuale March 22, 2018 - 13:25
Lajmet

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve të arrestuar të mërkurën, të cilët hodhën gaz lotsjellës në Kuvend.

Vetëvendosje thekson se ky arrestim i deputetëve ka ndodhur me urdhër, siç e quan Vetëvendosje “kryepolicit Kadri Veseli”.

“Dje, në seancën për Demarkacionin me Malin e Zi, u arrestuan 7 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët protestuan brenda Kuvendit kundër kësaj marrëveshje që ia fali 8200 hektarë Malit të Zi dhe ia zgjati jetën kësaj Qeverie për pak kohë. Ky arrestim i deputetëve të Lëvizjes erdhi me urdhër të kryepolicit Kadri Veseli për të liruar sallën e Kuvendit të Republikës që dje kishte për qëllim faljen e territorit, legjitimin e tradhëtisë së Thaçit, e të gjitha këto me ndihmën e Kryeministrit Haradinaj”, thuhet në reagim.

“Deputetët që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendin ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të Republikës. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla”, thuhet në reagimin e VV-së.