MSH furnizon me proteza Klinikën e Ortopedisë

Aktuale March 22, 2018 - 11:53
Lexo detajet

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me proteza në vlerë prej 210 mijë euro.

Materiali specifik përmban protezat totale për kërdhokulla dhe gjunjë.

Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, po punon në edukimin e stafit specialistik të Klinikës së Ortopedisë, për  trajnime specifike të ortopedëve jashtë vendit për vendosje të protezave dhe operacione të tjera specifike.