Bora po shkakton probleme në qarkullim

Aktuale March 22, 2018 - 10:48
Lexo detajet


Reshjet e shumta të borës në 24 orët e fundit kanë shkaktuar probleme në qarkulli nëpër disa rrugë të Malishevës.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ekipet janë në terren mirëpo reshjet e vazhdueshme të borë janë shkaktuar probleme, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave.

Morina ka bërë të ditur se gjendja më e rënduar është në fshatrat e thella malore, sidomos në fshatrat që shtrihen përgjatë maleve të Berishës.

Edhe njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, ka bërë të ditur se është duke pasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve dhe ka kërkuar nga qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat, pasi kompania do ta kryej shërbimin për grumbullimin e mbeturinave, në momentin që automjetet e tyre mund të lëvizin në rrugë, në fshatrat ku sot kryhet ky shërbim.