Kujdes: Rrugë të akullta në Prishtinë

Aktuale March 22, 2018 - 10:19
Lexo detajet

Reshjet e mëdha të borës të cilat kanë rënë gjatë orëve të fundit, kanë vështirësuar kështu qarkullimin nëpër rrugët e kryeqytetit të cilat aktualisht janë të mbuluara me akull dhe borë, shkruan "Zëri.info".

Në këto fotografi të realizuara gjatë mëngjesit të sotëm, nga fotografi i Zërit, shihen kolona të veturave, të cilat në pamundësi të qarkullimit kanë shkaktuar bllokimin e komunikacionit.

Për këtë, i kontaktuar nga portali "Zëri.info", zyrtari për informim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, nuk është përgjigjur në thirrjet e e gazetarëve. /Zëri/ 

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image