Ia hapi derën hallexhinjve, familja Ferati përjetoi makth

Aktuale March 21, 2018 - 23:51

Hapja e derës për dy hallexhinj u shndërrua në ankth për një anëtare të familjes Ferati në Gurrakoc të Istogut.

Burri e gruaja që kërkonin ndihmë për një të sëmurë, u shfaqën të dhunshëm kur kuptuan se gruaja ishte e vetme në shtëpi.

Florim Ferati që i tregoi Klan Kosovës gjithë rastin pohoi se për incidentin e së hënës, nuk do të flasë askush nga familjarët e vëllait, pronë e të cilit është shtëpia.

Sipas tij, grabitësit ikën shpejt nga vendi i ngjarjes derisa tha që rastet e grabitjeve e vjedhjeve janë shpeshtuar në këtë fshat.