EPP vlerëson LDK’në për Demarkacionin, dënon veprimet e VV’së

Aktuale March 21, 2018 - 23:14

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, që ka në gjirin e saj partitë që udhëheqin shumë prej vendeve kryesore të BE-së dhe institucionet evropiane, ka përshëndetur miratimin e demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës.

EPP, pjesë aktive e të cilës është kancelarja gjermane, Angela Merkel, kancelari austriak, Sebastian Kurz dhe liderë tjerë evropianë, kanë përgëzuar LDK-në, si anëtare e vetme nga Kosova e EPP-së, dhe kryetarin Isa Mustafën për vendosjen e interesave të vendit mbi të gjitha.

Presidenti i EPP-së, Daul, po ashtu, ka dënuar veprimet jodemokratike të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend.

“Mirëpres aprovimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi si një hap përpara në perspektivën drejt BE-së. Përgëzoj partinë tonë, LDK-në, deputetët dhe kryetarin Isa Mustafa për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përgjegjshme për këtë iniciativë, si dhe për vendosjen e interesave të vendit mbi të gjitha. Po ashtu, dënoj sërish të gjitha mjetet jodemokratike të përdorura nga partitë tjera. Gazi lotësjellës nuk ka çfarë kërkon në një Parlament”, thuhet në deklaratën e Presidentit të EPP-së, Joseph Daul.

Image