Berisha për Demarkacionin: Është shënuar një arritje përcaktuese për vizat

Aktuale March 21, 2018 - 22:19

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Ai ka shkruar në Facebook se  Kosova me ratifikimin e kësaj marrëveshje shënon një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me Bashkimin Europian.

Postimi i plotë:

Te dashur miq, sot Kuvendi i Kosoves, pas debatesh dhe perballjesh te forta gjate ketyre viteve te fundit, ratifikoi me 80 vota pro marreveshjen e percaktimit te kufirit midis Republikes se Kosoves dhe Republikes se Malit te Zi.

 Per ratifikimin e marreveshjes votuan deputetet e mazhorances si dha ata te LDK ne opozite.

Duke pershendetur kete akt, shtoj se Kosova me ratifikimin e kesaj marreveshje shenon nje arritje percaktuese per liberalizimin e merituar te vizave me Bashkimin Europian por dhe per konsolidimin e marredhenieve te fqinjesise se mire me Malin e Zi dhe te Pavaresise saj!