Selimi: Sot malazezët fituan 8300 hektarë të bjeshkëve tona

Aktuale March 21, 2018 - 22:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka vlerësuar se me ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, presidenti Thaçi i fitoi edhe disa miliona më shumë, kurse qeveria Haradinaj edhe ndonjë ditë më shumë në pushtet.

Selimi, përmes një postimi në Facebook, tha se “me ratifikimin e Marrëveshes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sot malazezët fituan 8300 hektarë të bjeshkëve tona të bukura”.

Postimi i Selimit në Facebook:

“Me ratifikimin e Marveshjes se Demarkacionit te kufirit me Malin e Zi, sot malazezet fituan 8300 hektare te bjeshkeve tona te bukura, Thaci i fitoi edhe disa miliona me shume, kurse Qeverise Haradinaj edhe ndonje dite me shume ne pushtet. Keta jane fituesit e 21 Marsit. Kurse humbesi kujdestar mbetet Kosova.

Po ju o deputet te mjere qe votuat qorras, cka fituat? Ndoshta dikush ndonje cope nga Thaci e te tjeret asgje me shume perveq se u bete hisedare ne tradhtine qe i beri Thaci Kosoves dhe shqiptareve.  Nuk mbeti pa fituar as Vucici te cilit tash po i hapen shanset per jetesimin e Zajednices ne Kosove. Ne ditet ne vijim pason hapi i radhes ne takimin Vucic-Thaci” (sic.), ka shkruar Selimi.