Vendimi i Prokurorisë për deputetët e arrestuar

Aktuale March 21, 2018 - 21:53

Prokuroria e Kosovës u ka vendosur masën e ndalimit për 24 orë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky vendim i Prokurorisë vjen pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e deputetëve të VV-së në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

Drita Millaku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Salih Zyba, Xhelal Sveçla, dhe Valon Ramadani janë deputetët e Vetëvendosjes të cilëve iu është caktuar 24 orë ndalim policor. /Telegrafi/