Fajon për kalimin e demarkacionit: Do të bëjë gjithçka që vizat të bëhen realitet

Aktuale March 21, 2018 - 20:17

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Fajon ka thënë se do të bëjë gjithçka që liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet realitet sa më shpejt.

“Shumë e lumtur për lajmet pozitive nga Kosova me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. Një pengesë e rëndësishme është tejkaluar për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë do të bëjë më të mirën time për liberalizimin e vizave me BE-në që së shpejti të bëhet realitet. Kosova nuk ka qenë kurrë më pranë Evropës”, ka shkruar Fajon.

Image