Ministri Reçica thotë se kjo figurë politike, i ka meritat për kalimin e Demarkacionit

Aktuale March 21, 2018 - 19:46

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se “Fatmir Limaj ishte edhe kësaj here çelësi i vazhdimit të rrugëtimit drejt Evropës, aty ku që moti synojmë”.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Odisediadës rreth demarkacionit i erdhi fundi!
Fundi në të mirë të qytetarëve të Republikës Tonë!

Temat e mëdha duan vendosmëri dhe përkushtim gjithashtu të madh, duan njerëz që këto i kanë të përmbledhura në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj.

Fatmir Limaj ishte edhe kësaj here çelësi i vazhdimit të rrugëtimit drejt Evropës, aty ku që moti synojmë.