Edi Rama: Vota për demarkacionin e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën

Aktuale March 21, 2018 - 19:35
Lajmet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ka postuar një urim në rrjetin social Facebook me anë së cilës e quan si votë të vonuar, por kuptimplotë.

Postimi i Ramës:

“Super. Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës“, ka shkruar Rama.