Mustafa: LDK-ja dëshmoi se është parti që mbron interesat e Republikës

Aktuale March 21, 2018 - 19:30
lajmet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që gjendet për tretman mjekësor në Gjermani ka reaguar pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë ratifikimi i Demarkacionit u hap udhën shumë proceseve për Kosovën, transmeton zeri.info “Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën.

LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urime!”, ka shkruar Mustafa. /Zëri/