Kurti: 80 deputetë iu bashkuan tradhtisë

Aktuale March 21, 2018 - 19:14

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti pas votimin të demarkacionit është shprehur i dëshpëruar me votimin e 80 deputetëve pro kësaj marrëveshje raporton “Zëri.info”.

”Sot 80 deputet të kuvendit të Kosovës iu bashkuan tradhtisë së Kuvendit të Kosovës. Ata iu bashkuan dhunës policore mbi deputetët e Kosovës. Ne jemi më të bindur se kurrë se njëherë është dashur që të bëhet korrigjimi që të zbatohet kushti për luftimin e korrupsionit dhe më pas demarkacioni me Malin e Zi”, ka thënë Kurti.

Sipas tij deputetëve të Vetëvendosjes iu është bërë padrejtësi me vendimin për nxjerrjen nga Kuvendi./ZERI