Policia ia gjen gazin në një vend intim deputetes së VV-së

Aktuale March 21, 2018 - 18:22
Lajmet

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin fshehur një sasi të konsiderueshme të gazit në tavolinat e Kuvendit, të cilat Policia i sekuestroi.

Mirëpo, kjo nuk ishte e gjitha, pasi me kontrollin e Policisë deputetët u bën më të kujdesshëm për t’u kapur, kështu që përdoren edhe pjesët intime.

Burime të Metros brenda Policisë tregojnë se deputetja Arbërie Nagavci është arrestuar pasi iu gjetën gjashtë bombola gazi të fshehura në gjinjë.

Këtë gjë nuk e ka përmendur Lëvizja Vetëvendosje kur e lajmëruan arrestimin e saj, mirëpo vetëm kanë bërë të ditur që ajo është dërguar në Polici.

Kështu, arrestimi i Nagavcit ka çuar në 7 numrin e të arrestuarve, pasi 6 të tjerë u arrestuan për përdorim të gazit.

Image