Përjashtohen edhe tetë deputetë të Vetëvendosjes (Emrat)

Aktuale March 21, 2018 - 18:16

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim para pak minutash që t’i përjashtojë nga seanca edhe tetë deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton “Zëri.info”.

Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arbërire Nagavci, Shemsi Syla, Valon Ramadani dhe Arbër Rexhaj, janë deputetët që janë përjashtuar tashmë.

Ndërkohë, në mbledhjen e mëhershme të kryesisë është marrë vendim që të përjashtohen pesë deputetë të kësaj partie.

Si rrjedhojë, LVV tash do t’i ketë vetëm 6 deputetë në seancë.

Ndërkohë, seanca tashmë është ndërprerë katër herë, meqë katër herë deputetët e LVV-së kanë hedhur gaz lotsjellës./ Zëri