Limaj tregon se si do të veprohet tutje me Demarkacionin

Aktuale March 21, 2018 - 12:58
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se koalicioni qeverisës do të ecë tutje, duke proceduar për votim marrëveshjen e Demarkacionit, pavarësisht hedhjes së gazit lotsjellës, raporton zeri.info. Ai po ashtu, është shprehur i vendosur se sot do të votohet marrëveshja për shënimin e kufirit.

“Ne do të ecim tutje drejt procesimit. Unë mendoj që sot do të përfundojë kjo çështje”, deklaroi Limaj.

Ai me këtë rast, foli edhe për seancën e mbrëmshme, me ç’rast vlerësoi se aty është zhvilluar një debat shterpë.

Ndërkohë, seanca tashmë është ndërprerë dhe ende nuk ka rinisur, pavaresisht se pjesa dërrmuese e deputetëve janë kthyer në kuvend./Zeri