'Shërbimi sekret serb paralajmëroi gazin në Kuvend'

Aktuale March 21, 2018 - 12:50
Lexo detajet

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit, pak para se të hidhej në votim Demarkacioni.

“Eh, inat i madh, sidomos ngase BIA serbe (Shërbimi Informativ Serb) – e paralajmeroi 3-4 ditë më herët, se i kishte informatat e sigurta 100%, se në seancën e votimit, do të hidhej gaz lotsjellës…! ”

“Sidoqoftë, LDK – është e vullnetit dhe e vendosur, që sot, edhe 30 herë po t‘jetë nevoja, të procedohet me votimin, përkundër të gjitha pengesave e akteve të padenja që mund të ngjajnë: Demarkacioni duhet te kalojë sot – e Mërkurë, 21 Mars 2018-të!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.