Veseli u zotohet ambasadorëve: Sot kryhet Demarkacioni, Kosova nuk e izolon veten

Aktuale March 21, 2018 - 10:00

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së, se Kosova sot do të përfundojë çështjen e demarkacionit, për të mos e bllokuar perspektiven e qytetarëve të saj për liberalizim vizash dhe integrime të tjera.

Ai tha se takimi i sotëm me ambasadorët është edhe një konfirmim se Bashkimi Evropian ka agjendë të qartë për Kosovën në proceset integruese dhe nuk do ta izolojë.

LEXO EDHE: Veseli - Ambasadorëve të BE-së: Pas demarkacionit na hiqni vizat

Edhe ne nuk do të ndalemi për teke personale apo politike të dikujt, por do të ecim përpara, ka thënë ai.