Edi Rama: Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë

Aktuale March 21, 2018 - 08:28
Rama tha se Shqipëria është disa hapa para në rrugën drejt anëtarësimit në BE sesa Serbia dhe Mali i Zi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, në kuadër të dëgjesës që u mbajt në Parlamentin Evropian “Miqtë e Shqipërisë”, në lidhje me antarësimin e vendit në BE.

Nderkohe, për median amerikane “Politico.eu”, Rama ka dhënë një intervistë ku është shprehur: Jam i sigurt që Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë.

Kujtojmë që kryeministri Rama edhe më parë ka theksuar se Shqipëria do të hyjë në BE para vendeve fqinje, por në deklaratën e fundit ka pasur një siguri të plotë në lidhje me këtë çështje.

Media amerikane shkruan se edhe pse Serbia dhe Mali i Zi janë disa hapa para sipas BE në lidhje me çeljen bisedimeve për antarësim, kryeministri i Shqipërisë ka besimin e plotë se vendi i tij do të antarësohet më parë.

Rama e ka bazuar deklaratën e tij te marrëdhënia që ka Serbia me Kosovën. Sipas tij Serbia nuk mund të antarësohet, pa zgjidhur fillimisht problemet dy palëshe që kanë me njëra-tjetrën.

“Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE përpara Shqipërisë. Kjo është diçka që dimë me siguri. Serbia duhet të kalojë përmes procesit të dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose të paktën zgjidhjes së problemit me Kosovën.

Ne kemi bërë pikërisht atë që na është kërkuar të bëjmë kështu duhet të jetë e drejtë dhe duhet të jetë e parashikueshme dhe duhet të bazohet në merita”.- ështëshprehur Rama.

Ndonëse marrëdhëniet midis Beogradit dhe Tiranës janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, mbetet tension dhe rivalitet mes dy vendeve, shkruan media amerikane “Politico.eu”.

Gjatë intervistës në Bruksel, Rama tha se Shqipëria është disa hapa para në rrugën drejt anëtarësimit në BE sesa Serbia dhe Mali i Zi.

Arsyeja sipas tij është se Shqipëria ka marrë disa reformat ë rëndësishme, siç është ajo në drejtësi. /Report