Demarkacioni votohet sot në ora 11:00

Aktuale March 21, 2018 - 00:51
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Sot për të katërtën herë me radhë në këtë mandat qeverisës është thirrur seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Megjithatë marrëveshja ende nuk është votuar, raporton "Zëri.info".

Debatit për Marrëveshjen e Vjenës ka përfunduar në ora 00:45, ndërsa votimi i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të votohet sot (e mërkurë) nga ora 11:00.

LEXO EDHE: Zeka: Sapo planifikuam kur me e sulmu Malin e Zi dhe NATO-n!

Mbetët të shihet nëse deri nesër do të sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikim.

Po ashtu, të mërkurën do të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit që në rend dite ka 13 pika. /Zëri/