Labinot Tahiri i drejtohet Haradinajt për Demarkacionin

Aktuale March 20, 2018 - 22:44
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti i Aleancës Kosova e re, Labinot Tahiri ka thënë se nuk ka qenë shumë i qartë në qëndrimin sa i përket ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton "Zëri.info". 

“Qytetarët presin sot ndonjë gëzim më të madh sesa ne këtu në Kuvend nëse e ratifikojmë demarkacionin. Nuk kisha pas qejf që me u varë prej Listës Serbe, sepse na qesin kushte neve shumicës shqiptare këtu në Kosovë. Megjithatë atë që e tha deputetja Emilija më pëlqeu shumë, sepse jetojmë së bashku në Kosovë, por jo të na vënë kushte sa herë që duan. Unë jam si deputet i ri, por po i them kryeministrit Haradinaj se nëse varet prej votës së Listës Serbe dhe ofrohet numri 80 e më tutje, unë nuk e votoj Demarkacionit, por nëse varet që ta bëjmë shumicën e shqiptareve atëherë nuk janë që ta mbajmë peng ratifikimin e Demarkacionit”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se marrëveshjen duhet ta votojë edhe Vetëvendosja këtë marrëveshje. Ai ka thënë se faj nuk ka vetëm kryeministri Ramush Haradinaj për këtë marrëveshje, por se kanë të gjithë ata që janë në Kuvend. /Zëri/