Shkaku i demarkacionit, jep dorëheqje një kryetar dege i AAK-së

Aktuale March 20, 2018 - 21:09
LAJMI I FUNDIT

Kryetari i degës së AAK-së në Podujevë, Fatmir Humolli, ka dhënë dorëheqje nga ky post dhe nga të gjitha funksionet në partinë e Ramush Haradinajt.

Në letrën e dorëheqjes Humolli thotë se ndjehet i tradhtuar nga lideri i partisë së tij, i cili nuk i mbajti fjalët për demarkacionin

Humolli thotë se iu bashkua partisë së Haradinajt, duke besuar në vizionin e tij dhe kundërshtimin e demarkacionit dhe Asociacionit.

Ka qenë njëri ndër komandantët më në zë të UÇK-së së Zonës Operative të Llapit. Pas luftës ka qenë për shumë vjet anëtar i LKÇK-së. Në zgjedhjet e fundit lokale ka garuar për kryetar të Komunës së Podujevës.

Letra e dorëheqjes së  Humollit:

“Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë e miq,

Vite më parë Aleancës iu bashkova duke e parë si parti me potencial për të ndryshuar gjërat në vend, duke besuar se ka guximin dhe qëndrueshmërinë e duhur për ti quar përpara proceset e mëdha, pashë në të mundësinë e ndikimit tim dhe frymës që unë me rrethin tim përfaqësojmë. Ishim bashkë kundër keqqeverisjes së vendit, ishim bashkë në formacione të ndryshme opozitare e protestuese, bashkë me shumë qytetarë ishim për kundërshtimin e dy temave më të rëndësishme e më të përfolura viteve të fundit, atë të Asociacionit dhe të Demarkacionit në veçanti. Lobuam kundër kësaj marrëveshjeje (duke e ditur se sa e dëmshme është) dhe u thirrëm në të edhe gjatë fushatës zgjedhore, premtuam se kjo marrëveshje do të rrezohet në Kuvendin e Republikës dhe se nuk do ti nënshtrohemi presioneve dhe shantazheve të askujt, pa përjashtime, në ndalimin e kësaj të keqe qe po i kanosej Kosovës. Premtuam se kufiri do të vendoset në Kullë e në Qakorr, premtuam se don të ketë qeverisje ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani.

Pikërisht për këto veprime dhe premtime që ne i bëmë, sot Aleanca është në krye të Qeverisjes.