Protesta e “Vetëvendosjes” përballë Mustafës dikur dhe kundër Haradinajt tani

Aktuale March 20, 2018 - 20:33
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Më 22 shtator të vitit 2015 deputetët opozitarë e patën gjuajtur me vezë kryeministrin e atëhershëm, Isa Mustafa në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ndaj asaj për themelimin e Asociacionit të Kosovës, shkruan "Zëri.info". 

Në atë seancë, Mustafa ishte duke raportuar për marrëveshjet e arritura.

Pas kësaj seance, deputetë opozitar kanë vazhduar me aksione tjera, duke përdorur gazin lotsjellës kështu duke kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Malin e Zi.

Deputetët opozitar, muaj me radhë kanë pamundësuar mbajtjen e seancave në lidhje me ratifikimin e kësaj marrëveshjes, shkruan tutje "Zëri.info". 

Ndërsa, sot kur kryeministër është Ramush Haradinaj, deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” sërish kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, mirëpo këtë herë në mënyrë ‘paqësore’ kështu duke sjell në Kuvend peticionin e nënshkruar nga mbi 205 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për kundërshtimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. /Zëri/ 

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image
 
Image
Image 
Image 
Image 
Image